Bota

Kryediplomati austriak vizitë në Maqedoninë e Veriut, negociata me BE në qendër të bisedës

10 Maj 2022, 11:16 Nga DOSJA
Kryediplomati austriak vizitë në Maqedoninë e Veriut, negociata

MAQEDONIA E VERIUT- Pas vizitës së tij në Bullgari Ministrit Federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Aleksandar Shallenberg ndodhet so në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në vizitën e tij Shallenberg do të zhvillojë një takim me ministrin e punëve të jashtme Bujar Osmani ku në qendër të diskutimeve do të jetë anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE si dhe arritja e një marrëveshje me Bullgarinë.

Ditë e djeshme gjatë vizitës së tij në Bullgari Shalenberg tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndjekim rrugën europiane pasi interesat ruse nuk shtrihen vetëm në Ukrainë por dhe në rajon.

“Interesat ruse shtrihen jo vetëm në Ukrainë, por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor,” paralajmëroi ai në Sofje.

Shalenberg i bëri këto deklarata pas një takimi që zhvilloi me Ministren e Jashtme bullgare Teodora Gençovska, e cila nga ana e saj u shpreh se Bullgaria ka mbështetje të vazhdueshme për rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

rajoni rajoni aleksandar shallenberg bujar osmani integrimi i maqedonise ne be aleksandar shallenberg bujar osmani integrimi i maqedonise ne be

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2022, 09:50

Thaçi në Gjykatën Speciale: Jam i pafajshëm

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është paraqitur këtë të martë në seancën e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë, pasi më 29 prill 2022, Z...