Bota

Gazetarja e BBC-së vuan nga kanceri, fansat mbledhin 700,000 £ në 24 orë

10 Maj 2022, 11:06 Nga DOSJA
Gazetarja e BBC-së vuan nga kanceri, fansat mbledhin 700,000 £

BRITANI E MADHE-Gazetarja e BBC-së , Deborah James, vuan nga sëmundja e kancerit. Ajo ka postuar dje në instagramin e saj një shkrim teksa u shpreh se nuk e di se sa kohë jetë i ka ngelur, gjendja e saj është rënduar dhe se është transferuar nga spitali në shtëpin e saj. Sipas Dailymail, ajo gjithashtu u shprehur se është shumë e prekur pas mbledhjes së fondeve nga fansat e saj që arritën në më shumë se 700,000 £ në më pak se 24 orë.

“Se di sa kohë më ka mbetur. Mesazhi që nuk doja ta shkruaja kurrë. Ne kemi provuar gjithçka, por trupi im thjesht nuk po vepron. Pas trajtimeve në spital tani jam zhvendosur në shtëpi, me familjen time të pabesueshme dhe fokusi është të sigurohem që të mos kem dhimbje dhe të kaloj kohë me ta. Unë kurrë në ëndrrat e mia më të çmendura nuk kam menduar se do të zgjoheshim me këtë total. 24 orë më vonë. Unë në fakt po qaj” ka shkruar James.

Në një postim tjetër ka shkruar se fondacioni ‘GoFundMe’ ka mbledhur rreth 700,000 £ ndihmë për 24 orë. James tha se është e mahnitur nga bujaria e tyre dhe i ka falenferuar.

 “Jam e mahnitur nga bujaria juaj gjatë 12 orëve të fundit! Të mendosh se ke mbledhur mbi 600,000 £ për kërkime jetësore, thjesht më mbush me kaq shumë dashuri. Ju jeni njerëzit më të sjellshëm që unë njoh. Faleminderit”, ka shkruar James.

Gazetarja Deborah James, u diagnostikua me kancer në zorrë në dhjetor 2016.

(d.d)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota deborah james deborah james

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2022, 09:50

Thaçi në Gjykatën Speciale: Jam i pafajshëm

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është paraqitur këtë të martë në seancën e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë, pasi më 29 prill 2022, Z...