Bota

‘Kurti i poshtëruar në SHBA’,media serbe tallet me vizitën e tij: Nuk ka takur asnjë zyrtar

10 Maj 2022, 10:59 Nga DOSJA
‘Kurti i poshtëruar në SHBA’,media serbe tallet me

SERBI– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet në një vizitë zyrtare disaditore në Shtete e Bashkuara të Amerikës ku njoftoi se do të zhvillojë takime me disa zyrtar, biznesmen dhe komunitetin shqiptar.

Mediat serbe kanë ironizuar vizitën e tij pasi sipas tyre deri më tani Kurti nuk ka takuar asnjë figurë të lartë dhe asnjë biznesmen. Sipas tyre Kurti, ka takuar vetëm drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright gjatë qëndrimit katërditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa zyrtarë të shumtë e kanë “përzënë” dhe nuk kanë pranuar të takohen me të.

Kurti e ka nisur vizitën në Shtetet e Bashkuara të premten, ndërsa qëndrimin e ka zgjatur për shkak të një ligjërate që është planifikuar të mbajë më 14 maj në Universitetin DePol në Çikago, organizuar nga Departamenti i Studimeve Shqiptare.

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rustemi ka thënë se Kurti do të ketë takime të shumta politike dhe ekonomike në SHBA por nuk dha detaje.

Nuk e di saktësisht agjendën e takimeve, por do të ketë takime çdo ditë. Këto janë takime ekonomike dhe politike”, tha Rustemi.

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

rajoni rajoni albin kurti ne shba alice albright albin kurti ne shba alice albright

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2022, 09:50

Thaçi në Gjykatën Speciale: Jam i pafajshëm

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është paraqitur këtë të martë në seancën e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë, pasi më 29 prill 2022, Z...