Bota

‘Pegasus’ përgjoi telefonin e kryeministrit, shkarkohet kreu i inteligjencës spanjolle

10 Maj 2022, 10:45 Nga DOSJA
‘Pegasus’ përgjoi telefonin e kryeministrit, shkarkohet kreu i

SPANJË- Drejtoresha e shërbimeve spanjolle të inteligjencës Pat Esteban është shkarkuar nga detyra pas një vendimi të marrë nga qeveria spanjolle. Shkarkimi vjen pas skandalit të shkaktuar nga zbulimet mbi softuerin Pegasus, i cili përdorej për të monitoruar zyrtarët spanjollë.

Sipas Proto thema, lajmin e ka bërë të ditur një burim i qeverisë i cili nuk ka dashur të identifikohet. Muajin e kaluar, grupi i të drejtave dixhitale të Citizen Lab të Kanadasë tha se më shumë se 60 persona të lidhur me lëvizjen separatiste katalane ishin shënjestruar nga Pegasus.

Kjo bëri që partia e krahut të majtë pro-pavarësisë së Katalonjës, ERC, një aleate kyçe e qeverisë së pakicës spanjolle, të thoshte se nuk do ta mbështeste atë derisa Madridi të ndërmerrte hapa për të rivendosur besimin e saj.

Qeveria spanjolle disa ditë më parë zbuloi se telefonat celularë të kryeministrit, Pedro Sánchez, dhe ministres së mbrojtjes, Margarita Robles, ishin të dy të infektuar vitin e kaluar me spyware-in “Pegasus”. Në një konferencë shtypi ministri Félix Bolaños tha se telefoni i Sanchezit ishte përgjuar nga maji deri në qershor të vitit 2021. Të dhëna që u siguruan nga të dy telefonat.

Grupi NSO pretendon se Pegasus u shitet vetëm qeverive për të gjurmuar kriminelët dhe terroristët. Një hetim i përbashkët dy vjet më parë nga Guardian dhe El País zbuloi se kryetari i parlamentit rajonal katalanas dhe të paktën dy mbështetës të tjerë pro-pavarësisë u paralajmëruan se spyware ishte përdorur për t’i shënjestruar ata. Grupi NSO u vendos në listën e zezë të SHBA-së në nëntor 2021, tre muaj pasi një konsorcium gazetarësh që punonin me grupin jofitimprurës francez zbuluan raste të shumta gazetarësh dhe aktivistësh, të cilët ishin hakuar nga qeveritë e huaja duke përdorur spyware, duke përfshirë qytetarë amerikanë.

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota pat esteban spanja pat esteban spanja

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2022, 09:50

Thaçi në Gjykatën Speciale: Jam i pafajshëm

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është paraqitur këtë të martë në seancën e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë, pasi më 29 prill 2022, Z...