Bota

‘Kam dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt’, Veseli deklarohet i pafajshëm

10 Maj 2022, 10:40 Nga DOSJA
‘Kam dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë

HAGË– Ish-kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli ka dalë sot para Gjykatës Speciale në seancën dëgjimore pas aktakuzës së re, e cila u ndryshua nga Prokuroria e Specializuar më 29 prill.

Gjatë fjalës së tij Veseli pohoi se është vënë në dijeni të aktakuzës së re të ndryshuar dhe shprehu dëshirën që gjykimi të fillojë sa më shpejt para se gjykatësi Nicolas Guillou të urdhëronte leximin e akuzave të reja.

Deklarohem i pafajshëm. Kam dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt dhe ta kem të drejtën time ta shpreh pozitën time dhe pafajësinë time para qytetarëve të Republikës së Kosovës, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe para këtij gjyqi të nderuar. Faleminderit shumë”, tha ish-kryeparlamentari.

Pasi gjykatësi lexoi të drejtat që i ofrohen, Veseli tha se do të kishte dashur që ato të mund t’i aplikonte.

I nderuar Z. gjyqtar, ju falënderoj për të gjitha këto të drejta dhe kisha pasë dëshirë që këto të drejta të cilat i përmendët të kem të drejtë në këtë gjykatë edhe t’i aplikoj”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: Akuzat për krime lufte/ Sot seancat në Hagë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

rajoni rajoni kadri veseli kosova ne hage nicolas guillou kadri veseli kosova ne hage nicolas guillou

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2022, 09:50

Thaçi në Gjykatën Speciale: Jam i pafajshëm

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është paraqitur këtë të martë në seancën e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë, pasi më 29 prill 2022, Z...