Bota

Thaçi në Gjykatën Speciale: Jam i pafajshëm

10 Maj 2022, 09:50 Nga DOSJA
Thaçi në Gjykatën Speciale: Jam i pafajshëm

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është paraqitur këtë të martë në seancën e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë, pasi më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën ndaj tij.

Sipas Euronews, gjatë seancës, Thaçi u shpreh se nuk i ka lexuar aktakuzat e reja pasi nuk i ka kuptuar. Ndërkohë ai deklaroi se është i pafajshëm.

“Zoti gjyqtar e theksova edhe një herë, amendamentet tuaja shtesë janë të redaktuara, më duhet t’i lexoj, nuk i kam kuptuar dhe deklarohem i pafajshëm”- deklaroi Thaçi.

Ndërkohë sot, do të zhvillohen seanca të ndara edhe për ish-drejtuesit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ata gjenden që nga nëntori i vitit 2020 në paraburgim në Hagë. 

LAJMI KRYESOR: Akuzat për krime lufte/ Sot seancat në Hagë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

rajoni video galeri hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli rexhep selimi hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli rexhep selimi

Sondazh

Poll