Bota

Mori djalin në helikopterët ushtarak, gjermanët akuzojnë ministren e Mbrojtjes

10 Maj 2022, 09:02 Nga DOSJA
Mori djalin në helikopterët ushtarak, gjermanët akuzojnë

GJERMANI- Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, pëlqen që ta ketë djalin e saj në bord gjatë fluturimeve zyrtare. Së fundmi pak përpara Pashkëve, 56-vjeçarja Lambrecht fluturoi me shërbimin e gatshëm të ushtrisë gjermane nga Berlini për në Ladelund (Nordfriesland) ku vizitoi Batalionin e Luftës Elektronike 911.

Sipas Bild, gjatë udhëtimit djali i saj 21-vjeçarëpostoi foto nga fluturimi në Instagram. Kjo ka bërë që gjermanët të vendosin në diskutim seriozitetin e punës së saj si minister Mbrojtje në kohë lufte.

Thorsten Frei, sekretari i parë Parlamentar i CDU/CSU, tha për BILD se përdorimi i ushtrisë për qëllime private nuk është e drejtë.

“Përdorimi i ushtrisë për qëllime private dhe partiako-politike është pa kuptim. Ministrja nuk duhet të ngatërrojë Lufthansa-n me mjetet fluturuese të ushtrisë”-tha ai.

Sipas Ministrisë anëtarët e kabinetit lejohen të marrin anëtarët e familjes në avionët qeveritarë dhe gjithashtu theksi se fluturimi dhe rimbursimi i kostove është bërë në përputhje të plotë me udhëzimet për përdorimin e mjeteve të gatshme të fluturimit.

Paraardhësja e saj e CDU, Ursula von der Leyen nuk i mori asnjëherë anëtarët e familjes me vete. Edhe me paraardhësen Annegret Kramp-Karrenbauer nuk ka ndodhur diçka e tillë.

Lambrecht nuk është hera e pare që bën veprime të tilla pasi kur ishte ministre e Drejtësisë, ajo e mori djalin e saj në gjithsej shtatë udhëtime jashtë vendit: në Slloveni, Helsinki, Lihtenshtejn, Lisbonë, Luksemburg, Paris dhe Pragë. Shpenzimet e udhëtimit paguheshin gjithmonë privatisht.

Kryetarja e Komisionit të Mbrojtjes, Marie-Agnes Strack-Zimmerman, tha se nuk mund të komentojë ende, por e quajti një ngjarje të pazakontë.

“Nuk mund të gjykoj se çfarë fluturimi ishte, nëse ministrja ishte gjithsesi në këtë rrugë. Por kjo gjë nuk është korrekte, ne të gjithë e dimë këtë”– tha ajo.

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota christine lambrecht marie-agnes strack-zimmerman ursula von der leyen christine lambrecht marie-agnes strack-zimmerman ursula von der leyen

Sondazh

Poll