Bota

Me grushte dhe shuplaka/ Gruaja greke dhunon bashkëshortin në zyrë, ‘e pëson’ edhe kolegu

10 Maj 2022, 08:11 Nga DOSJA
Me grushte dhe shuplaka/ Gruaja greke dhunon bashkëshortin në

GREQI- Një 36-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj në Pirea të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, rreth orës 13:00. Sipas ProtoThema, 36-vjeçarja është futur në zyrën e bashkëshortit dhe ka nisur t’i bërtasë dhe ta ofendojë atë. Por ajo nuk u mjaftua me kaq,. 36-vjeçarja iu vërsul dhe e goditi në fytyrë dhe në trup me shuplaka dhe grushte.

Një punonjës ka tentuar t’i ndajë, por 36-vjeçarja e tërbuar e ka goditur gjithashtu edhe atë me shuplakë në fytyrë dhe me grusht në kokë dhe bark. Oficerët që ishin të pranishëm thirrën Policinë, por gruaja arriti të largohej. Dy të dhunuarit u dërguan në Repartin e Kaminias, dhe bashkëshorti i saj ngriti padi kundër 36-vjeçares, ndërsa kolegu i tij nuk ndërmori asnjë masë ligjore ndaj saj.

Çifti kishte kohë që nuk jetonin së bashku pasi lidhja e tyre kishte pësuar një krizë. 

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota greqi gruaja dhunon burrin greqi gruaja dhunon burrin

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2022, 06:56

Lufta në Ukrainë ribashkon motrat pas 20 vitesh

 UKRAINË- Historia emocionuese e takimit të dy motrave nga Ukrainë pas 20 vitësh. Në momentin që ato u takun njëra nga motrat kishte bërë 34 orë udhëtim nd...