Bota

Kim Jong Un i dërgon Putinit letër për Ditën e Fitores, publikohet mesazhi

10 Maj 2022, 09:18 Nga DOSJA

KOREA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un shprehu “solidaritetin e vendosur” të vendit të tij me Rusinë në një mesazh urimi dërguar Presidentit Vladimir Putin për festimin e Moskës të festës së saj “Ditën e Fitores”, njoftoi media shtetërore e Veriut të martën.

Në mesazhin e dërguar një ditë më parë, Kim e uroi Putinin për përvjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

“Populli rus arriti një fitore të madhe në luftën e drejtësisë që shkatërroi fashizmin – i cili kërcënoi fatin e njerëzimit duke treguar heroizëm dhe sakrificë të jashtëzakonshme,”-shkruante Kim në letër. 

Sipas mediave të huaja, Kim tha gjithashtu se shpreh “solidaritet për arritjet e popullit rus” që në thelb synojnë “eliminimin” e kërcënimeve politike dhe ushtarake të paraqitura nga forcat armiqësore dhe të mbrojnë dinjitetin, paqen dhe sigurinë e vendit.

“Marrëdhëniet miqësore janë strategjike dhe tradicionale midis Koresë së Veriut dhe Rusisë dhe se do të forcohen edhe më tej… me kërkesat e kohës”-thuehej gjithashtu në letër.

 

 

 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota kim jong un presidenti rus vladimir putin kim jong un presidenti rus vladimir putin

Sondazh

Poll