Bota

Papa Françesku “mbështet” komunitetin LGBT: Kisha nuk ju refuzon

10 Maj 2022, 08:14 Nga DOSJA
Papa Françesku “mbështet” komunitetin LGBT: Kisha nuk ju

VATIKAN-Papa Françesku ka mbështetur komunitetin LGBT të cilët ndihen të diskriminuar. Ati i shenjtë ofroi edhe dy këshilla të tjera se si të jetohen marrëdhëniet me Zotin dhe me komunitetin fetar në përgjithësi. Sipas mediave italiane, Papa u pyet nga Ati jezuit Xhejms Martin mbi temën e besimtarëve homoseksualë që ndiheshin të refuzuar nga kumbarët e tyre.

“Kisha është një nënë dhe i thërret të gjithë fëmijët e saj së bashku. Unë do të doja që ata ta shikonin jo si refuzim të Kishës, por si refuzim të njerëzve në Kishë. Zoti është Atë dhe nuk mohon asnjë nga fëmijët e tij. Dhe stili  i Zotit është afërsia, mëshira dhe butësia . Në këtë rrugë do të gjeni Zotin. Do të doja që ata të lexonin librin e Veprave të Apostujve. Aty do të gjenin imazhin e Kishës së gjallë,” tha Papa Françesku.

(d.d)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2022, 06:56

Lufta në Ukrainë ribashkon motrat pas 20 vitesh

 UKRAINË- Historia emocionuese e takimit të dy motrave nga Ukrainë pas 20 vitësh. Në momentin që ato u takun njëra nga motrat kishte bërë 34 orë udhëtim nd...