Bota

Protestuesit djegin shtëpitë e liderëve gjatë natës së trazirave në Sri Lanka (Video)

10 Maj 2022, 06:41 Nga DOSJA
Protestuesit djegin shtëpitë e liderëve gjatë natës

SRI LANKA- Turmat e zemëruara në Sri Lanka kanë djegur disa shtëpi të liderëve në pushtet dhe deputetëve, pasi ata u sulmuan nga mbështetësit e qeverisë. Dhuna mbylli një ditë trazirash që dhanë dorëheqjen e kryeministrit Mahinda Rajapaksa mes protestave masive kundër trajtimit të krizës ekonomike nga qeveria e tij.

Por kjo nuk arriti të qetësonte protestuesit, të cilët u përpoqën të sulmonin rezidencën e tij zyrtare ndërsa ai ishte ende brenda.  Një shtetrrethimi në të gjithë ishullin është zgjatur deri në mëngjesin e së mërkurës pasi autoritetet kërkojnë të ndalojnë dhunën.

Sipas BBC, protestuesit në të gjithë vendin dogjën shtëpitë që i përkisnin liderve, ministrave dhe deputetëve të ndryshëm. Kjo përfshinte një shtëpi të kthyer në një muze në një fshat në jug të Sri Lankës. Në videon e mëposhtme duken pamjet e shtëpive të përfshira në flakë ndërsa njerëzit brohorasin.

 

PM Mahinda Rajapaksa’s ancestral home in Madamulluna has been set on fire. pic.tëitter.com/JAN52ë5Gxë

— DailyMirror (@Dailymirror_SL) May 9, 2022

 Policia qëlloi në ajër me gaz lotsjellës në përpjekje për t’i shpërndarë ata. Shumë janë ende duke bërë thirrje që presidenti Gotabaya Rajapaksa, të largohet nga detyra, pas javëve të përshkallëzimit të protestave mbi çmimet në rritje dhe shkurtimet e energjisë që nga muaji i kaluar. Shtatë persona kanë vdekur dhe më shumë se 190 janë plagosur që nga e hëna.

Sri Lanka po përballet me krizën e saj më të keqe ekonomike që nga fitimi i pavarësisë nga Britania në vitin 1948 dhe njerëzit janë të zemëruar sepse kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.

(d.d)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota protesta siri lanka- protesta siri lanka-

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2022, 06:56

Lufta në Ukrainë ribashkon motrat pas 20 vitesh

 UKRAINË- Historia emocionuese e takimit të dy motrave nga Ukrainë pas 20 vitësh. Në momentin që ato u takun njëra nga motrat kishte bërë 34 orë udhëtim nd...