Bota

Embargoja e naftës ruse, Von der Leyen bisedon me Orban: Do të forcojmë bashkëpunimin

10 Maj 2022, 07:10 Nga DOSJA
Embargoja e naftës ruse, Von der Leyen bisedon me Orban: Do të

MBRETËRIA E BASHKUAR- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përshëndeti “progresin” e bërë gjatë bisedimeve me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili deri më tani i ka rezistuar planeve të Brukselit për një embargo ruse të naftës.

Sipas The Guardian, Hungaria, e cila nuk ka dalje në det mbështetet në naftën ruse nga një tubacion i vetëm dhe Orban ka paralajmëruar se nuk mund të miratojë paketën e gjashtë të propozuar të Komisionit Europian të sanksioneve të BE-së kundër Moskës.

“Diskutimi këtë mbremje me kryeministrin Viktor Orban ishte i dobishëm për të sqaruar çështjet që lidhen me sanksionet dhe sigurinë e energjisë. Ne kemi bërë përparim, por nevojitet punë e mëtejshme. Do të organizoj një  videokonferencë me vendet rajonale për të forcuar bashkëpunimin rajonal në infrastrukturën e naftës,”-shkroi von der Leyen në Twitter.

This evening’s discussion with PM Viktor Orban was helpful to clarify issues related to sanctions and energy security.

We made progress, but further work is needed. I will convene a VC with regional players to strengthen regional cooperation on oil infrastructure.

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 9, 2022

Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó tha gjithashtu se të dy palët “bënë përparim”, por se ata kishin ende shumë për të diskutuar.

“Ne nuk mund ta detyrojmë popullin hungarez të paguajë kostot e kësaj lufte”, tha ai në një video të postuar në Facebook.

Përpara bisedimeve të liderëve, zëdhënësi ndërkombëtar i Orbanit, Zoltán Kovács, duke cituar Szijjártó, e krahasoi paketën e sanksioneve me një “bombë atomike” për ekonominë e Hungarisë.

“Hungaria nuk do të votojë për iniciativën e Komisionit të BE-së për sanksionet kundër Rusisë , sepse ajo paraqet problem për Hungarinë dhe nuk përmban një propozim për zgjidhje. Propozimi është si një bombë atomike për ekonominë e Hungarisë dhe do të shkatërronte furnizimin tonë të qëndrueshëm me energji, ”-shkroi ai në Twitter.

FM Szijjártó on PM Orbán’s talks with @vonderleyen: We have made it clear that Hungary cannot support the sanctions package against as long as it does not provide a solution for HU’s concerns. In its current form, the sanctions would be like an atomic bomb for HU’s economy. pic.twitter.com/YPCxnXyKLM

— Zoltan Kovacs (@zoltanspox) May 9, 2022

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sulme në qendra tregtare dhe hotele, SHBA paketë 40 miliardë dollarë për Ukrainën

(j.c)/dosja.al 

 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota ursula von der leyen viktor orban zoltán kovács ursula von der leyen viktor orban zoltán kovács

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2022, 06:56

Lufta në Ukrainë ribashkon motrat pas 20 vitesh

 UKRAINË- Historia emocionuese e takimit të dy motrave nga Ukrainë pas 20 vitësh. Në momentin që ato u takun njëra nga motrat kishte bërë 34 orë udhëtim nd...