Politike

Vetëvrasja e Metës, Duma: Atë e kanë paragjykuar padrejtësisht

9 Maj 2022, 15:31 Nga DOSJA
Vetëvrasja e Metës, Duma: Atë e kanë paragjykuar

TIRANË- Deputetja demokrate Grida Duma ka deklaruar se të riun që vrau veten në Komisariatin e Kavajës e kanë paragjykuar gjithë jetën. Duma gjatë seancës së sotme plenare, tha se në momentin që i riu vrau veten, ajo shkoi në shtëpinë e familjes së tij dhe shtoi se mungesa e të vërtetës në atë familje ishin më të mëdha se sa morti.

Një sy normal nuk ka nevojë për ekspertizë, por zor që ndodh kjo. Kemi qenë dhe do qëndojmë gjithmonë krah gjykatave dhe drejtësisë. Unë kam shkuar atë natë në familjen e atij djali. Ajo që gjejmë është një vajtim i nënës. Mungesa e të vërtetës dhe trauma ishin më të thella se sa morti. Te ajo familje ishte vuajtja e një familje të shtypur. Pyeta të atin, për çfarë akuzohet djali? Për vjedhjen e një dere alumini. Kjo nuk është hera e parë tha ai, e kanë akuzuar padrejtësisht. Atë e kanë paragjykuar, sepse ai nuk ka dalë dot përzot vetes së tij. Kjo është një gjë më e madhe sa sa humbja e jetës së një njëriu, edhe pse nuk ka gjë më të madhe se sa humbja e jetës së një njeriu. Kjo shoqëri nuk ka asnjë institucion riedukimi, për gabimet rinore, të cilat kanë çuar në humbjen e jetës së të riut,” tha Duma.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Sot seancë plenare! Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në orën 17:00, RENDI i ditës

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike grida duma ilvi meta seanca plenare 9 maj 2022 grida duma ilvi meta seanca plenare 9 maj 2022

Sondazh

Poll