Politike

Mbledhja e grupit për presidentin, Salianji: Dështoi! U përpoqa t’i bëja palët bashkë…

9 Maj 2022, 13:01 Nga DOSJA
Mbledhja e grupit për presidentin, Salianji: Dështoi! U përpoqa

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar mbi draftin e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Mbledhja ka nisur që prej orës 14:00, por deputeti demokrat ka reaguar në rrjetet e tij sociale, duke u shprehur se kjo është hera e dytë që takimi dështon pasi nuk ka kuorum për vendimmarrje. Po ashtu, sipas tij, një ftesë për të marrë pjesë në takimin e sotëm i ka shkuar edhe anëtarëve të Rithemelimit, por sërish ata nuk kanë shkuar në takim.

I keqardhur qê mbledhja e grupit parlamentar të PD dështon për herë të dytë të mblidhet! Personalisht bëra çdo përpjekje për të zhvilluar mbledhje të përbashkët por u refuzua njëanshmëtisht duke prodhuar dhe të pavërteta publike! Kandidati për president duhet të jetë politik dhe me integritet të lartë që ti qëndrojë presionit politik të autokracisë Rama! Çdo zgjedhje tjetër është zgjedhje personale e Ramës siç ndodh në çdo autokraci! 63 deputetët opozitarë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit përfaqësojnë opozitën, pakicat me 1/3 e këtij numri nuk kanë legjitimitet dhe shpresoj të jenë në naivitet politik dhe jo në shërbim të Ramës!,”-shkruan Ervin Salianji.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike ervin salianji pd mbledh grupin 9 maj 2022 ervin salianji pd mbledh grupin 9 maj 2022

Sondazh

Poll