Politike

Presidenti/ Alibeaj: Alibeaj po legjitimon talljen e Ramës

9 Maj 2022, 14:48 Nga DOSJA
Presidenti/ Alibeaj: Alibeaj po legjitimon talljen e Ramës

TIRANË– Deputeti i PD dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Luçiano Boçi, i cili nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar shkruan se presidenti nuk mund të jetë një produkt fals. Në një postim në Facebook, Boçi akuzon Alibeajn se po legjitimon procesin tallës të kryeministrit Edi Rama. Ai shton se proçesin e orienton Këshilli Kombëtar dhe grupin e negociatave e përcakton Komisioni i Rithemelimit.

“PRESIDENTI NUK MUND TE JETE PRODUKT FARSE Tentativa e disatë e Alibeajt për të retushuar e legjitimuar procesin tallës të Ramës për zgjedhjen e Presidentit, duke futur në lojë me zor një pjesë të Grupit Parlamentar, nuk mund të vazhdojë. Çdo rol që udhëzohet e zbatohet për interes të Ramës bie ndesh me interesat e demokratëve dhe të publikut. Politikisht proçesin e orienton KESHILLI KOMBËTAR dhe grupin e negociatave e përcakton KOMISIONI I RITHEMELIMIT. Asnjë i komanduar apo i emëruar tjetër e nga të tjerë nuk mund të dalë mbi ketë organ. Kriteret e redaktuara në zyrat e pushtetit e të paraqitura në mënyrë të gënjeshtërt si mendime të PD, nuk mund të shiten për standarte e parime e as për procedurë. Ato janë thjeshtë manipulime individësh që për interesa e axhenda personale duan të bëhen pjesë e farsës tallëse të Ramës, që ky i fundit të fusë në xhep lehtësisht kukullën e rradhës,”- shkruan Boçi.

Lajmi kryesor: Drafti i Alibeajt, Salianji e Rithemelimi: I shërben Ramës, Presidenca s’është azil luksi

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike drafti i alibeajt per presidentin luciano boci drafti i alibeajt per presidentin luciano boci

Sondazh

Poll