VD-Mbledhja e PD për presidentin e ri, Alibeaj jep lajmin: Dakord të marrim pjesë në proces
9 Maj 2022, 14:45Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një dalje për mediat, ka dhënë detaje nga mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PD-së, duke shtuar se ka dakordësi nga opozita për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Në fjalën e tij para mediave, Alibeaj tha se maxhoranca nuk ka legjitimitet për të vendosur për presidentin me pretendimin se kanë disa deputetë të shpallur “non grata”.
“Ai është një draft që ka sintetizuar të gjitha ndjeshmëritë. Besoj se është e udhës për këto që të japë sugjerime. Maxhoranca nuk i ka votat për të zgjedhur presidentin. Kjo maxhorancë nuk ka legjitimitetin për të vendosur për presidentin. Ka tre deputete non grata, ata të Tom Doshit, ka dy deputetë pas hekurave, ka raportin e DASH që godet legjitimitetin e zgjedhjeve dhe kjo situatë duhet të bëjë të reflektojë këdo. Ramë dakord të marrim pjesë në proces që të mos bëhemi pishman më pas. Zëri i opozitës ekziston dhe do të kumbojë. Ndjej dhe një kënaqësi personale këtu, të gjithë ata që ishin aty, por edhe ata që ishin online kanë një kusht të panegociueshëm. Presidenti i Republikës do të duhet që të jetë një anti-komunist,”-tha Alibeaj.
TIRANË- Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka theksuar se opozita ka vetëm një kusht për zgjedhjen e presidentit të ri; të jetë anti-komunist. Në një pron...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar nga gazetarët që të mos e përmendin më emrin e Visar Zhitit për president. Në një pron...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se nesër në Konferencën e Kryetarëve do të shkojnë për negociata me maxhorancën. Gjatë fjal...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i konsideron xhelozë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Në një reagim të bërë gjatë mbledhj...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka dalë kundër kryeministrit Edi Rama pas sulmeve që ky i fundit bëri kundrejt Prokurorisë së...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka dalë i pari nga mbledhja e grupit parlamentar që po zhvillohet që prej orës 14:00, ku p...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar mbi draftin e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjen ...
TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk e ka mirëpritur draft-propozimin e përpiluar nga deputeti i Partisë De...