Politike

Visar Zhiti për president? Përgjigjet Alibeaj: S’lejoj të lakohen emra, ai ka vuajtur shumë

9 Maj 2022, 15:05 Nga DOSJA
Visar Zhiti për president? Përgjigjet Alibeaj: S’lejoj të

TIRANË-  Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar nga gazetarët që të mos e përmendin më emrin e Visar Zhitit për president. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, Alibeaj tha se Zhiti ka vuajtur mjaftueshëm dhe nuk duhet të përflitet. Ndërsa për ambicjet e tij personal për të marrë postin e kreut të shtetit, deputeti demokrat tha se do të ishte më e drejtë që të zgjidhej një figurë jashtë politikës aktive.

“Kam njohur shumë anti-komunistë sa do të ishte jo nder por respekti më i madh maksimal ndaj të shkuarës dhe reagim ndaj mungesës së kujtesës dhe pendesës. Megjithatë meqë jam një prej deputetëve e kam pjekurinë që të mos artikulojë sesa të jemi për një proces. Nëse do të ketë zemërgjerësi nga pala tjetër për të pranuar çështjen kryesore, një njeri të tillë. Brenda grupit të bashku të bëjmë edhe propozimet tona. Visar Zhiti? Nuk lejoj të lakohen emra që kanë vuajtur shumë në atë sistem. Sot askush nuk është i ftuar tek emrat. Unë, president? Unë personalisht jam që drafti nuk duhet që të ndryshojë. Të mos jetë pjesë e jetës së politikës aktive. Ndryshe kundërshtari thotë zgjedh unë timin,”-tha Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: Drafti i Alibeajt, Salianji e Rithemelimi: I shërben Ramës! Balla: Na kufizon (Zhvillimet)

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj pd mbledh grupin 9 maj 2022 enkelejd alibeaj pd mbledh grupin 9 maj 2022

Sondazh

Poll