Politike

Gara për kreun e PD, Ibsen Elezi: Jam kundër Berishës, do më votojnë se e mbaj fjalën

9 Maj 2022, 14:05 Nga DOSJA
Gara për kreun e PD, Ibsen Elezi: Jam kundër Berishës, do më

TIRANË– Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka prezantuar “platformën” e tij që pretendon të implementojë në selinë blu. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Top Talk”, Elezi tha se do kërkojë votën e demokratëve me premtimin se nuk do t’u dalë kurrë nga fjala. Por nuk i ka kursyer komentet edhe lidhur kundërshtarin e tij në garë, ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Në këtë rast do të dal me një platformë koncize për drejtimin e Partisë Demokratike. Në rrjetet sociale kam më shumë mbështetës së kundërshtarë. Por edhe nga këta nuk ndikohem. Përderisa mendoj se kjo që po bëj është rruga e duhur, atëherë… Berisha foli mirë për mua? Ka mbajtur qëndrim korrekt për atë që tha. Unë kam qenë gjithmonë zë kritik. Por në nivele lokale, jo e politikës së madhe. I kam besuar shumë faktit që duhej qeverisje me duar të pastra në vitin 2005, ishte e zgjidhja më e mirë. 2005-2009 për mua ishte qeverisja më e mirë. Nga kush pret vota më 22 maj? Unë e mbaj fjalën. Se kam ndryshuar kurrë fjalën. Po e them që sot nuk pranoj asnjë lloj oferte për ndonjë post drejtues të PD,”-tha në fjalën e tij Elezi.

Elezi dhe Berisha janë të vetmit kundërshtarë deri më tani që garojnë për marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike. Zgjedhjet do të zhvillohen më 22 maj, ndërkohë që selia e PD ka që prej 21 marsit që nuk ka drejtues që pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike gara per kreun e pd ibsen elezi gara per kreun e pd ibsen elezi

Sondazh

Poll