Politike

VD-Kushti për presidentin, Alibeaj: Jo vetëm ai, por gjithë familjen ta ketë anti-komuniste

9 Maj 2022, 14:51 Nga DOSJA
VD-Kushti për presidentin, Alibeaj: Jo vetëm ai, por gjithë

TIRANË- Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka theksuar se opozita ka vetëm një kusht për zgjedhjen e presidentit të ri; të jetë anti-komunist. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se ky kusht ishte i panegociueshëm, e po ashtu shtoi se nuk duhet të ketë lidhje as me politikën aktive.


“Duam një president anti-komunist. Nuk duam që vetëm presidenti të jetë anti-komunist, por e gjithë familja e tij. Është kusht i panegociueshëm. Dua ta përsëris edhe njëherë. Opozita ka legjitimitetin e saj për të propozuar një figurë që të mos ketë asnjë lidhje me sistemin. Juve ju ka pëlqyer drafti dhe vlerat që ai përmban. Po ashtu e rëndësishme është që grupi menduan dhe unë jam bashkë me ta që të mos e konsiderojmë final këtë proces. Ai mund të pasurohet dhe të shtohet. Kjo është çështja që ka turbulluar shumë mendje, “jo të shitur te Rama”, “jo të blerë”, anti komunist, jo ai vetëm, por gjithë familja e tij, se kjo parti beson në vlerat e ngritjes,”-tha Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: Drafti i Alibeajt, Salianji e Rithemelimi: I shërben Ramës! Balla: Na kufizon (Zhvillimet)

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj pd mbledh grupin 9 maj 2022 enkelejd alibeaj pd mbledh grupin 9 maj 2022

Sondazh

Poll