Politike

Drafti për presidentin e ri, Alibeaj: Sot e kanë miratuar 22 deputetë

9 Maj 2022, 15:03 Nga DOSJA
Drafti për presidentin e ri, Alibeaj: Sot e kanë miratuar 22

TIRANË-  Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se nesër në Konferencën e Kryetarëve do të shkojnë për negociata me maxhorancën. Gjatë fjalës së tij për mediat, jashtë selisë blu, ai tha se diskutimet do të bëhen me aleatët dhe deputetët e ‘Rithemelimit’. Madje gjithashtu shtoi se për mbledhjen e sotme ka pasur kuorum të plotë me 22 deputetë, edhe pse shtoi se disa prej tyre morën pjesë online.

Kush ishte online? Ja ishte zonja Tabaku. Deputetët që nuk kanë marrë pjesë në mbledhjet pas 25 marsit kanë komunikuar me mua. Nesër unë shkoj në konferencën e Kryetarëve, me zotin Gjekmarkaj, Dumën, Mediun dhe Mesila Dodën. Tabaku nuk ndodhet këtu, por ka shkuar për një shërbim jashtë vendit. Është kuorumi, unë nuk ngelem peng i numrave. Kemi aleatët me të cilëve ia vlen për t’u konsultuar. Presidenti duhet të jetë mbi palët dhe të jetë i bërë transparent. Sot e kanë miratuar 22 deputetë këtë draft. Do t’u jepet dhe deputetëve të tjerë që të japin mendimin e tyre. Do t’u jepet dhe aleatëve. 40 deputetë kanë dalë nga Partia Demokratike, çështje tjetër se ku i kemi dërguar. Është kuorumi, është fare i qartë. Unë nuk mbetem peng i numrave, por drfti do t’u jepet të gjithë deputetëve. Të gjithë të japin opinionin e tyre. Unë nuk kam as më të voglën dëshirë që të imponohemi. Jam i autorizuar t’ju them një gjë nga grupi parlamentar;anti-komunist,”- tha Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: Drafti i Alibeajt, Salianji e Rithemelimi: I shërben Ramës! Balla: Na kufizon (Zhvillimet)

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj grupi i pd 5 maj 2022 enkelejd alibeaj grupi i pd 5 maj 2022

Sondazh

Poll