Aktualitet

Vrasja në Tiranë/ Viktima u rrëzua duke vrapuar, fqinji e ndoqi, i nguli thikën disa herë

9 Maj 2022, 12:44 Nga DOSJA
Vrasja në Tiranë/ Viktima u rrëzua duke vrapuar, fqinji e ndoqi,

TIRANË– Sherri mes Ilir Kapos dhe Olgert Dhimitrit në Tiranë nisi brenda ambienteve të lokalit e më pas përfundoi jashtë saj. 60 vjeçari që u qëllua për vdekje nuk mundi të shpëtojë nga duart e fqinjit. Sherri mes tyre nisi në ambienteve të lokalit në rrugën “Ibrahim Ndroqi”, e më pas u zhvendosën për t’u “sqaruar” jashtë tij. Sapo dy burrat dolën jashtë nisën të godisnin njëri-tjetrin me grushte. 60-vjeçari Kapo e ka goditur gjithandej Dhimitrin, me grushte e shqelma, ndërsa një grup prej shtatë apo tetë personash të lagjes që kanë qenë të pranishëm nuk kanë mundur t’i ndajnë.

Kur Dhimitri ka parë që ka qenë e pamundur të vijonte përplasjen fizike me Kapon është zhvendosur aty pranë në afërsi tek disa kangjella, ka marrë një thikë dhe ka nisur të ndjekë nga pas 60-vjeçarin.

Kapo ka vrapuar për rreth 25 apo 30 metër dhe është penguar e ka rënë në tokë, duke bërë që Dhimitri ta qëllojë disa herë në bark dhe afër qafës. Kapo, i plagosur, është ngritur ka ecur në vështirësi për disa metra, ka rënë para lokalit ku vetëm pak çaste më parë po pinte në një tavolinë dhe ka dhënë shpirt.

Ilir Kapo dhe Olgert Dhimitri u konfliktuan më 7 Maj në afërsi të një lokali “Harry Fultz” në Tiranë. Nën efektin e alkoolit, mes tyre ka nisur një debat që ka vijuar edhe jashtë ambientit, ku Olgert Dhimitri ka marrë një thikë në dorë dhe ka qëlluar me të 60-vjeçarin Kapo, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ilir kapo olgert dhimitri vritet ilir kapo ilir kapo olgert dhimitri vritet ilir kapo

Sondazh

Poll