Aktualitet

Përplasi çiftin me beben, Sulejmani vuri duart në kokë, mori të bijën e iku në spital

9 Maj 2022, 12:17 Nga DOSJA
Përplasi çiftin me beben, Sulejmani vuri duart në kokë,

TIRANË– Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që shkaktoi aksidentin e rëndë tek “Rruga e Kavajës” mesditën e djeshme, ka pasur në makinë dhe vajzën e tij të vogël. Sulejmani mësohet se ka dalë nga makina në momentin që ka aksidentuar çiftin Arjan dhe Vilma Konomi bashkë me foshnjen e tyre 3-muajshne dhe ka vënë duart në kokë kur ka parë skeënën e tmerrshme. Por, ai është kthyer në makinën e tij e ka marrë të bijën, 4 vjeçe, të cilën e ka parë duke qarë.

Pasi e ka marrë vajzën në krahë është larguar përmes rrugicave të pallateve dhe më pas ka shkuar në një spital privat tek Kthesa e Kamzës. Aty, ai u vu në pranga dhe rezultoi se ishte i droguar. 39-vjeçarit i është vendosur gjoba 1 milionë lekëshe dhe i është pezulluar patenta për dy vjet. Nesër ai pritet të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Çifti Konomi ndodhen ende në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa foshnja 3-muajshe ka dalë nga spitali pas ndihmës së nevojshme mjekësore që ka marrë.

LAJMI KRYESOR: Del nga spitali foshnja që u aksidentua dje, prindërit ende në spital

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ajas sulejmani g-class perplas ciftin dhe foshnjen ajas sulejmani g-class perplas ciftin dhe foshnjen

Sondazh

Poll