Aktualitet

Hakmarrja për të atin/ Mbyllen hetimet për 17-vjeçaren, ngrihen dy akuza ndaj Përvathit

9 Maj 2022, 12:13 Nga DOSJA
Hakmarrja për të atin/ Mbyllen hetimet për 17-vjeçaren,

LEZHË–  Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të 17-vjeçarit, Florian Përvathi i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj. Ndaj adoleshentit janë ngritur akuzat “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”.

Organi i akuzës ka arritur të provojë se i riu e ka kryer krimin me paramendim për gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babanë, në vitin 2009, kur ishte vetëm 4-vjeç, ndërsa armën pistoletë e kishte siguruar në Shkodër rreth 1 vit para ngjarjes.

Më 24 janar 2022, 17-vjeçari vendosi të merrte hakun e të atit, Gjon Përvathi. I ati u ekzekutua nga Ndue Lekgjonaj në vitin 2009, me motivin se i kishte bllokuar rrugën. Përvathi shkoi në oborrin e 65-vjeçarit duke e qëlluar me armë zjarri e duke e lënë të vdekur në vend. I riu vendosi që të vetëdorëzohej në polici, duke dëshmuar se mori hakun e babait.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet florian pervathi lezhe florian pervathi lezhe

Sondazh

Poll