Aktualitet

VIDEO/ Numri shkon në 12! I riu kapet i droguar në mjet, arrestohet nga policia

9 Maj 2022, 11:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Numri shkon në 12! I riu kapet i droguar në mjet, arrestohet

TIRANË– Numri i personave të ndaluar në kryeqytet për përdorim substancash narkotike në mjet ka arritur në 12. Policia ka ndalë pamjet nga ndalimi i një mjet, drejtuesi i së cilës rezultoi pas testit se kishte konsumuar drogë. 25-vjeçari me inicialet E.D u vu në pranga nga policia e Tiranës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Rrugore e Tiranës vë në pranga një tjetër shtetas që drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike. Shkon në 12 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan. Nisur nga sjelljet agresive të drejtuesve të mjeteve, Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar testet e drogës për drejtuesit e mjeteve që shfaqin sjellje agresive në rrugë dhe kundërshtojnë punonjësit e Policisë. Si rezultat i kontrolleve intensive, gjatë mbrëmjes së djeshme, në Kombinat, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. D., 25 vjeç, i cili pas testimit me aparatin drogë-testues rezultoi se drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, gjatë kontrolleve intensive janë testuar dhe 5 drejtues të tjerë mjetesh, të cilët kanë shfaqur sjellje agresive, por pas testimit me aparatin drogë-testues nuk kanë rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet droge testi i drogës tirane droge testi i drogës tirane

Sondazh

Poll