Aktualitet

Shqiptari nga Kosova shpëton nga zjarri të renë serbe, mediat zviceriane e quajnë Hero

9 Maj 2022, 12:14 Nga DOSJA
Shqiptari nga Kosova shpëton nga zjarri të renë serbe, mediat

ZVICËR– Një i ri shqiptar nga Kosova është bërë hero në Zvicër pasi i ka shpëtuar jetën rastësisht një shtetase serbe e cila rrezikonte të digjej.

Sipas mediave vendase, ngjarja është edhe më e bukur, meqenëse Ivana është me origjinë serbe, ndërsa Mexhidi nga Kosova, duke përmendur se dy popujt kanë qenë në luftë. Mexhidi po kalonte rastësisht pranë shtëpisë së Ivanës kur dëgjoi të bërtiturat e saj dhe pa që shtëpia ishte përfshirë nga flakët.

Dikush po bërtiste në një ballkon. Tymi po vinte nga dritaret e poshtme. Hyra aty, por kishte aq tym, sa nuk mund ta gjeja askënd. Dola jashtë të merrja frymë dhe hyra prapë. Aty munda ta tërhiqja Ivanën deri të dritarja, por s’mund ta nxirrja jashtë. Një fqinj ma dha një leckë të lagur, hyra prapë se mendoja se ishte një fëmijë brenda. Nuk ishte. Më pas, zjarrfikësit arritën”, -dëshmoi i riu.

Ndërkohë Ivana qëndroi 4 ditë në spital dhe më pas u rikthye në shtëpi. Ajo me të qeshur tha se ju duk e habitshme që një djalosh nga Kosova të shpëtonte një serb e natën e Pashkëve.

Ai hodhi vetën në zjarr, e të tjerët do të mendonin për veten, e çuditshme sesi një kosovar shpëtoi një serbe në natën e Pashkëve Ortodokse, në mes të Ramazanit”-tha ajo.

Njëzetegjashtë vjecari kosovar, i cili qëndroi në spital për një ditë, nuk e ka ditur origjinën e Ivanës. Por, ai thotë, se edhe po ta dinte, nuk do të ndryshonte asgjë.

“Edhe po ta dija, nuk do të ndryshonte asgjë. Kisha një jetë për ta shpëtuar, nuk ka lidhje a shqiptarë a serbe”, thotë Mexhidi.

Ivana betohet se “kurrë nuk do ta zhgënjejë” djalin që e konsideron si shpëtimtar të saj.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari hero ne zvicer shqiptari hero ne zvicer

Sondazh

Poll