Aktualitet

E dehur në ‘Benz’! 30-vjeçarja shkakton aksident në Tiranë, dy shokët marrin përsipër fajin

9 Maj 2022, 12:05 Nga DOSJA
E dehur në ‘Benz’! 30-vjeçarja shkakton aksident në

TIRANË– Një 30-vjeçare është ndaluar nga policia e Tiranës, së bashku me pasagjerën që ajo kishte në mjet. Policia informon se vajza me inicialet L.B, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër. Ishin pasagjerët në mjetin e saj, ata të cilët pretenduan se ishin drejtues të mjetit. Policia ka proceduar të gjithë personat. 

NJOFTIMI I POLICISË

– L. B., 30 vjeçe, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. D., 29 vjeç dhe Xh. D., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasja E. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin J. S., ndërsa pasagjerët e mjetit tip “Benz”, shtetasit E. D. dhe Xh. D. kanë penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar secili prej tyre se ka qenë drejtuesi i mjetit.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ndalim ne tirane tirane ndalim ne tirane tirane

Sondazh

Poll