Aktualitet

U hodh nga kamioni pasi nuk kishte frena dhe vdiq/ DPSHTRR: Mjeti ishte i çregjistruar

9 Maj 2022, 11:14 Nga DOSJA
U hodh nga kamioni pasi nuk kishte frena dhe vdiq/ DPSHTRR: Mjeti ishte i

TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka reaguar pas aksidentit të rëndë që ndodhi ditën e sotme në Has. Në njoftimin për media, DPSHTRR thekson se mjeti rezulton i çrregjistruar, e se nuk duhet të ishte në qarkullim pas nuk ka targa, kolaudim dhe siguracion.

REAGIMI:

Përsëri një fatalitet nga një aksident rrugor. Keqardhje e ngushëllime familjes për këtë fatkeqësi. Ndërkaq lajmi flet për një kamion pa frena, ndaj DPSHTRR verifikoi menjëherë rastin me shqetësimin e statusit të kontrollit teknik. Siç vërtetohet edhe nga fotot, mjeti rezulton i çrregjistruar, dokumentacioni dhe targat janë depozituar konform procedurave në rajonalen përkatëse. Ky mjet nuk duhet të ishte në qarkullim, nuk ka targa, nuk ka kolaudim, nuk ka siguracion! Krahas dhimbjes për lajmin i bëjmë thirrje përdoruesve të mjeteve të shmangin shkelje të tilla me rrezik për jetën e drejtuesit të mjetit dhe të tretëve në trafik, si edhe nxisim organet e kontrollit rrugor për masa drastike ndaj rasteve kaq flagrante!

LAJMI KRYESOR: Tragjike në Has/ Humb kontrollin e mjetit, 35-vjeçari hidhet nga kamioni, humb jetën

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet dpshtrr has vdes 35-vjeçari ne has dpshtrr has vdes 35-vjeçari ne has

Sondazh

Poll