Aktualitet

Rama poston restaurimin e Torrës Veneciane, e masakrojnë për Velierën: Vepër hajdutësh

9 Maj 2022, 12:27 Nga DOSJA

Nga Sonja Llana 

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me anë të një shënimi në Facebook foto nga procesi i restaurimit të Torrës Veneciane në Durrës. Rama shkruaan se Torra po i nënshtrohet një restaurimi të thellë përpara një rijetësimi të bukur duke u bërë një ndalesë tërheqëse në qytetin bregdetar.

Mirëpo nuk është pritur me entuziasëm nga komentuesit, të cilët shprehen se Torrës që mbart histori ia ka zbehur bukurinë projekti “Veliera”. Komentuesit nuk ndalin me kaq por madje akuzojnë se kjo vepër është projekt hajdutësh ku janë investuar miliona. Ka nga ata komentues të cilët shprehen të penduar që kanë votuar kandidatët e majtë të cilët groposën arkeologjinë dhe e mbuluan me beton.

Veliera është një nga çështjet më delikate në Durrës, ku masivisht nga qytetarë durrësak pranohet si një investim që më tepër se atraksion turistik, ishte në dëm të qytetit dhe në dobi të xhepave të atyre që kërkuan të pasuroheshin nga ky projekt duke tentuar të smufonin një vepër si Torra Veneziane. Po çfarë vlerash mbartin këto objekte krahasimisht me njëra tjetrën?

Historiku i Torrë Veneziane:

Kalaja ose siç njihet nga qytetarët Torra Veneziane u ndërtua nga perandori i Perandorisë Bizantine Anastasi I, i cili ka origjinën nga Durrësi. Në atë kohë, Anastasius e bëri Durrësin një nga qytetet më të fortifikuara në Adriatik. Riparime të mureve janë kryer që prej tërmetit shkatërrimtar të vitit 1273. Mureve mesjetare aktualisht rreth 4.6 metra në lartësi dhe tri hyrjet e disa prej kullave të fortifikimit janë ruajtur në gati një të tretën e gjatësisë fillestare të qytetit kala. Kalaja u përforcuar me disa kulla roje nga Republika e Venedikut dhe gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane muret u përforcuan riashtas.

Më 7 prill 1939, patriotët shqiptarë luftuan në muret e kalasë fashistët italian që pushtuan Shqipërinë. Në Durrës, një forcë prej vetëm 360 shqiptarë, kryesisht xhandarëve dhe banorë të qytetit, të udhëhequra nga Abaz Kupi, komandant i xhandarmërisë në Durrës, dhe Mujo Ulqinaku, një zyrtar detarë, u përpoq për të ndalur përparimin e italianëve. Të armatosur vetëm me armë të vogla dhe tre automatikë, ata patën sukses në mbajtjen e italianëve në gji për disa orë deri sa një numër i madh i tankeve të lehta zbarkuan nga anijet detare të këtij të fundit. Pas kësaj, rezistenca u zvogëlua dhe brenda pesë orëve Italia kishte pushtuar të gjithë qytetin.

Historiku i Velierës:

Veliera është një proejkt që synon të ndërtojë sheshin e ri publik, që do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë dhe vela mbi të do të jetë 2 mijë metra katrorë. Vlera e të gjithë këtij projekti do të jetë rreth 4 milionë dollarë. Arkitekti i njohur italian, drejtues i studios “Archea”, Marco Casamonti, ka prezantuar me detaje teknike projektin e ri “Veliera” i cili sipas tij, do të jetë një nga simbolet moderne të Durrësit. Ajo u krijua që të kthehet në një hapësirë për këmbësorin, për argëtimin dhe një pikëtakimi në ambient të hapur por e mbuluar.

Tenda është rreth 60 metra e gjatë dhe 40 metra e gjerë, dhe mbështetet vetëm në katër pikat kulmore të përbëra nga po aq shufra të stabilizuar në inoks çelik, si direku i një anijeje me vela, nga katër kavot të cilat të kujtojnë tamam litarët e përdorur në anijet me vela. Ashtu si përkulja e tendë-mbulesës, edhe dyshemeja e sheshit nën të do të ketë një përkulje në mënyrë që të reduktohet gërmimi i nënkalimit dhe të ngjishet hapësira e sheshit deri në gropën qendrore.

Pranëvënë një trashëgimie si Torra është tentativa e ndërtimit të një vepre moderne, e cila jo vetëm nuk ka shërbeyr një ditë në të mirë të durrësakëve dhe as si atraksion, por i ka dhënë qytetit pamjen e një kantieri, punimet e të cilit janë të destinuara të vazhdojnë pambarimisht.

Për ta mbyllur, a duhet te arrestohen ata që hodhën miliona në këtë projekt, i cili është veçse një kantier që ka bllokuar frymëmarrjen e qyteti?/ Marre nga Bulevard News

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama sonja llana torra veliera ne durres edi rama sonja llana torra veliera ne durres

Sondazh

Poll