Aktualitet

Dosja.al denoncoi mungesën! Nga nesër Shqipëria merr vaj luledielli nga Maqedonia e Veriut

9 Maj 2022, 12:03 Nga DOSJA
Dosja.al denoncoi mungesën! Nga nesër Shqipëria merr vaj

TIRANË– Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar se Shqipëria, nga nesër do të marrë furnizim me vaj luledielli nga Maqedonia e Veriut. Në një konferencë për mediat bashkë me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Kreshnik Bekteshi, ministrja Ibrahimaj tha se ky produkt deri më sot importohej nga Ukraina, por që kohët e fundit ka pasur mungesë në treg, gjë që u denoncua nga Dosja.al. Sipas Ibrahimajt, kjo marrëveshje është nënshkruar në kuadër të Open Balkan.


“Nesër Republika e Maqedonisë së Veriut, do marrë vendim të rëndësishëm që do çelë eksportet e vajit të lulediellit për Shqipërinë që ishte një produkt që siç kemi bërë të ditur është një produkt që importohej nga Ukraina dhe ka pasur mungesë në tregjet ndërkombëtare e arsyeja pse çmimet kanë qenë më të rritura. Dua të siguroj që marrëdhënia e dy vendeve në kuadër të tregtisë do vijojë të jetë shumë e mirë e do vijojmë të lehtësojmë gjithë procedurat që kemi marrë përsipër në kuadër të Open Ballkan,”- tha ndër të tjera ministrja.

Ministri i RMV, Bekteshi e mbështeti gjithashtu këtë marrëveshje dhe tha se gëzohet nga bashkëpunimi tregtar me Shqipërinë.

 “Më gëzon fakti që kemi rritje të bashkëpunimit tregtar me Shqipërinë. Nëse bëjmë krahasim nga shkëmbimi tregtar i para kohës së tregtisë jemi më mirë në tremujorin e këtij viti, ku kemi tejkaluar shumën e 200 milionë eurove të shkëmbimit tregtar i cili nuk ka qenë më shumë se 140 milionë euro, “-theksoi Bekteshi.

Dosja.al publikoi pak javë më parë pamje nga një market në Tiranë që paralajmëronte konsumatorët për mungesën e vajit. Në letra të vendosura në market, thuhej se nuk lejohej blerja e më shumë se 6 shisheve vaji.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet kryesore delina ibrahimaj kriza ekonomike prej luftes delina ibrahimaj kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll