Aktualitet

Tragjike në Has/ Humb kontrollin e mjetit, 35-vjeçari hidhet nga kamioni, humb jetën

9 Maj 2022, 08:45 Nga DOSJA
Tragjike në Has/ Humb kontrollin e mjetit, 35-vjeçari hidhet nga

KUKËS-35-vjeçari, Sabah Jupa ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Has. I riu, humbi kontrollin e kamionit në Qafë-Barak. 35-vjeçari hapi derën e mjetit e duke parë si mundësi shpëtimi u hodh jashtë. Mirëpo kjo rezultoi fatale pasi humbi jetën. Shkak për humbjen e kontrollit të mjetit dyshohet se mund të jetë bërë mosfunksionimi i sistemit të frenimit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

U hodh nga kamioni pasi nuk kishte frena dhe vdiq/ DPSHTRR: Mjeti ishte i çregjistruar

FOTO- Aksidenti në Has/ Nuk i punonin frenat, i riu u hodh nga kamioni gjeti vdekjen

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet has sabah jupa vdekje vdes 35-vjeçari ne has has sabah jupa vdekje vdes 35-vjeçari ne has

Sondazh

Poll