Aktualitet

Aksidentoi për vdekje çiftin polak, lihet në burg Gjonaj, dëshmia: Ndodhi nga pakujdesia

9 Maj 2022, 11:23 Nga DOSJA
Aksidentoi për vdekje çiftin polak, lihet në burg Gjonaj,

SHKODËR– David Gjonaj është lënë ditën e sotme në burg. Gjykata e Shkodrës dha vendimin për të riun që aksidentoi për vdekje çiftin e bashkëshortëve polakë. Masa e sigurisë u dha nga gjyqtarja Izabela Radovani. Seanca u zhvillua me dyer te mbyllura, ndërkohe që drejtuesi i mjetit në  gjykate ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia.

Waldemar Makowski dhe Marta Makowska u aksidentuan për vdekje më 6 Maj në aksin rrugor Shkodër-Tiranë, në fshatin Kryebushat. Ata ishin duke udhëtuar me motor e për pasojë janë përplasur për vdekje nga mjeti që drejtohej nga David Gjonaj.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohen turistet polake waldemar makowski aksidentohen turistet polake waldemar makowski

Sondazh

Poll