Aktualitet

Zyrtare! Berisha përballë Elezit për postin e kryetarit të PD

9 Maj 2022, 10:24 Nga DOSJA
Zyrtare! Berisha përballë Elezit për postin e kryetarit të

TIRANË– Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, këta janë dy kandidatët e vetëm të cilët garojnë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Në një njoftim të publikuar nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale bëhet me dije se nesër, të martën, në orën 11:00 do të zhvillohet një mbledhje në lidhje me këtë garë që pritet të mbahet më 22 maj.

Njoftimi:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se: Në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë, konform Vendimit Nr. 12 dt 03.05.2022:

Mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet ditën e martë ora 11.00.

Lideri historik i PD-së e kishte bërë të ditur prej muajsh kandidaturën për kryetar, kohë kur ftoi çdo demokrat që ta sfidonte dukë i garantuar një garë të hapur. Fatbardh Kadilli e Agron Shehaj u përfolën se do të garonin, por u tërhoqën në momentin e fundit. Kadilli tha se nuk ka garë përballë Berishës. Mesditën e 7 majit, ditë kur ishte edhe afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave, Elezi dorëzoi kandidaturën. Ibsen Elezi kandidoi edhe në zgjedhjet për kreun e PD-së në qershor të viti 2021, por u skualifikua me vendim Kryesie.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike ibsen elezi sali berisha ibsen elezi sali berisha

Sondazh

Poll