Aktualitet

U shpall i zhdukur, një person gjendet i vdekur në malin e fshatit Trebisht

9 Maj 2022, 09:58 Nga DOSJA
U shpall i zhdukur, një person gjendet i vdekur në malin e fshatit

TIRANË– Një person është gjetur i pajetë në malin e fshatit Trebisht. Policia informon se trupi i përket 85-vjeçarit me inicialet, R.S, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa. Nga këqyrja e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në malin e fshatit Trebisht, është gjetur pa shenja jete shtetasi R. S., 85 vjeç, i cili ka qenë i shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa, më datë 20.04.2022. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet person i pajete person i pajete

Sondazh

Poll