Aktualitet

Si u zbulua trafiku i drogës në 3 shtete, roli i shqiptarit pas vrasjes në Belgjikë

9 Maj 2022, 11:26 Nga DOSJA
Si u zbulua trafiku i drogës në 3 shtete, roli i shqiptarit pas

BELGJIKË– Në prill 2020, qendra e Strombeek-Bever në Belgjikë u trondit nga një vrasje në mes të ditës. Pronari 42-vjeçar i picerisë u qëllua për vdekje në biznesin e tij. Një grabitje u përjashtua shpejt si pistë pasi autori ka hyrë, ka hapur zjarr dhe është larguar menjëherë pa marrë asnjv qindarkë.

Sipas mediave vendase, menjëherë pas kësaj, policia ka marrë një denoncim për një automjet të djegur në parkingun e klubit të futbollit KFC Meise, disa kilometra larg vendngjarjes e cila rezultoi të ishte makina e arratisjes dhe arma  e krimit ishte ende aty.

Dëshmitarët kishin parë autorin të nxirrte një biçikletë të palosshme nga bagazhi para se t’i vinte flakën makinës dhe më pas të nisej për në Merchtem me biçikletë. Në bazë të përshkrimit të dëshmitarëve, ai u arrestua shpejt. Bëhej fjalë për një 35-vjeçar shqiptar i cili ndodhet ende në paraburgim në pritje të gjykimit.

Por hetimet e policisë zbuluan detaje të reja ku viktima në fakt picerinë e kishte vetëm për ‘kamuflazh’ pasi rezultoi se ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Kjo bëri që hetuesit të zbulonin një rrjet të organizuar që importonte kokainë nga Holanda dhe e kontrabandonte atë në Itali nëpërmjet Strombeek-Bever. Banda kishte ndërtuar një ndarje të fshehur në makinën e tyre për këtë dhe kjo i ka lejuar që droga të sillet në Itali pa u zbuluar.

Nuk është ende e qartë se çfarë kishte ndodhur saktësisht apo çfarë shkoi keq që pronari i picerisë duhej të eliminohej. Gjatë kontrolleve të shtëpive në Itali, në Bruksel dhe Strombeek-Bever u arrestuan gjithsej 12 persona dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme kokaine. Çështja doli në dhomën e këshillit javën e kaluar me qëllim referimin në gjykatën penale, por mbrojtja kërkoi akte hetimore shtesë. Tani dosja i kthehet gjyqtarit hetues.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne belgjike trafik i lendeve narkotike arrestohet shqiptari ne belgjike trafik i lendeve narkotike

Sondazh

Poll