Aktualitet

Sherr mes nënave dhe vajzave në Vlorë, 15-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës, pi ilaçe

9 Maj 2022, 10:31 Nga DOSJA
Sherr mes nënave dhe vajzave në Vlorë, 15-vjeçarja tenton

VLORË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë mes dy familjeve. Nëna dhe vajza kanë goditur dhe ofenduar me fjalë të rënda një 15-vjeçare dhe nënën e saj. Kjo e fundit, u rëndua psikologjikisht. Në gjendje të atillë, ajo konsumoi një sasi medikamentesh mjekësore. Tashmë ajo është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka proceduar nënën dhe vajzën që sulmuan palën tjetër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetaset V. G., 43 vjeçe dhe S. G., 19 vjeçe, pasi kanë goditur dhe ofenduar me fjalë të rënda shtetasen M. J., 15 vjeçe dhe nënën e saj, duke i shkaktuar 15-vjeçares një gjendje të rënduar psikologjike dhe për pasojë ajo ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore. Shtetasja M. J. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne vlore vlore sherr ne vlore vlore

Sondazh

Poll