Aktualitet

Bie nga lartësia, vdes punëtori i ndërtimit në Durrës, tre të arrestuar

9 Maj 2022, 09:52 Nga DOSJA
Bie nga lartësia, vdes punëtori i ndërtimit në Durrës,

DURRËS– Genc Spahi, 51 vjeç, baba i dy vajzave ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar teksa punonte në një kantier ndërtimi në Durrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës, por 51-vjeçari ka ndërruar jetë sot, dy ditë pasi është aksidentuar. Për këtë ngjarja Drejtoria Vendore e Policisë së qytetit të Durrësit, ka vënë në pranga Leonart Pulen, Enea Xoxin dhe Rauf Kaçin për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Familjarët e Spahit pretendojnë se 51-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e mungesës së kushteve teknike në punë dhe se ngjarja nuk ka qenë aksidentale siç shkruhet në kartelën e vdekjes së punëtorit. Një familjar i të ndjerit ka deklaruar se Spaho nuk ka rënë nga skela, pasi në fakt në kantier nuk kishte fare skelë.

“Ishte daja ime ishte 52-vjeç. Ka lënë dy vajza në moshë të vogël. I ndjeri punonte në ndërtim. Kishte shumë vite që punon në ndërtim aktualisht në këtë kantier ku ka ndodhur tragjedia ka rreth 3 javë. Nuk besoj se kishte kushte pune. Nuk është se kam pasur ndonjë siguri apo ndonjë kusht. Kur ka ndodh aksidenti më ka marrë në telefon një koleg i tij dhe na ka thënë ka rënë nga skela. Ato thanë ka rënë nga skela, ky ishte versioni i parë, por nga informacionet që kam unë nuk ka pasur skela. Më njoftuan se ishte në spitalin e Durrësit, pastaj është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Aty ka qenë gjatë gjithë kohës në sallë. Doktori na tha se ishte në gjendje të rëndë. Përpjekja e mjekëve ka qenë maksimale, deri në fund dhe ka ndërruar jetë pasdite. Që nga dje, nuk kemi pasur asnjë lloj komunikate as nga policia dhe as nga firma kontraktore,”- u shpreh i afërmi i tij.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet genc spahi vdes punetori ne durres genc spahi vdes punetori ne durres

Sondazh

Poll