Aktualitet

E ‘tradhëtoi’ nervozizmi, qeni antidrogë i zbulon mbi 1 kg heroinë shqitarit në Itali

9 Maj 2022, 11:32 Nga DOSJA
E ‘tradhëtoi’ nervozizmi, qeni antidrogë i zbulon mbi 1 kg

ITALI- Oficerët e Guardia di Finanza të Sassuolo-s, së bashku me njësinë e qenve të Grupit të Modenas në Itali, arrestuan një shtetas me origjinë shqiptare, i cili transportonte në makinë mbi një kilogram heroinë të pastër.

Sipas mediave vendase, gjatë shërbimit të zakonshëm të kontrollit territorial, oficerët e policisë kanë vënë re teksa po udhëtonin në një rrugë pranë Castelfranco Emilia, një makinë me ngjyrë të errët që po udhëtonte me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit. Ata kanë ndaluar mjetin duke vënë re menjëherë qëndrimin e dyshimtë të shqiptarit i cili ka dhënë shenja të dukshme nervozizmi.

Qeni i drogës Helliot ka nuhatur makinën pa hezitim, duke perceptuar erën e një lënde të mundshme narkotike. Kështu, policia vazhdoi kontrollin e makinës, duke gjetur në një fund të dyfishtë në kutinë e marsheve, dy pako me një total prej mbi një kilogram të asaj që rezultoi të ishte heroinë e pastër nga testi i shpejtë.

Lënda narkotike iu sekuestrua, së bashku me 1900 euro cash, të gjetura në makinë. Shqiptari është dërguar në burgun e Modenës, në dispozicion të organeve të drejtësisë.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali policia italiane i sekuestron 1 kg kokaine arrestohet shqiptari ne itali policia italiane i sekuestron 1 kg kokaine

Sondazh

Poll