Aktualitet

Ngacmim seksual në autobusin e Korçës! E mitura filmon çdo gjë, dëshmia: Shoferi më preku

9 Maj 2022, 10:09 Nga DOSJA
Ngacmim seksual në autobusin e Korçës! E mitura filmon

KORÇË– Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Korçës për shkak se akuzohet për ngacmim seksual me një të mitur. Sipas policisë Armand Byreku 35 vjeç, banues në Ersekë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare. Ai është vënë në pranga dhe do të akuzohet për veprën penale ‘Ngacmim seksual’. Ka qënë babai i vajzës ai i cili bëri denoncimin në polici. E mitura, e cila ka filmuar ngacmimin, ka pohuar se shoferi e ka prekur në disa pjesë të trupit. Vajza ishte në mjetin e 35-vjeçarit pasi po udhëtonte nga Korça për në Tiranë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, i shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet armand byreku korce ngacmim seksual ne korce ngacmohet seksualisht 15-vjeçarja armand byreku korce ngacmim seksual ne korce ngacmohet seksualisht 15-vjeçarja

Sondazh

Poll