Aktualitet

Aksidenti në Tiranë, Braçe: Ligjshmëri dhe barazi, s’mund të ketë të paprekshëm në rrugë

9 Maj 2022, 10:05 Nga DOSJA
Aksidenti në Tiranë, Braçe: Ligjshmëri dhe barazi,

TIRANË– Deputeti Erion Braçe ka reaguar sërish për aksidentin e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në mes të Tiranës. Përmes një video, Braçe shprehet se duhet ligjshmëri dhe barazi në rrugë. Ai kërkon që aksidenti që ndodhi dje të mos harrohet kaq lehtë, brenda tre ditësh si dhe shton se duhet drejtësi për atë që shkaktoi aksidentin. Po ashtu, deputeti socialist deklaron se policia duhet të dalë dhe të mbledhë tabelat që gjasme u rezervojnë vendet për parkim për kryesinë e Kuvendit. 

REAGIMI:

NA DUHET LIGJSHMERI E BARAZI NE RRUGE! Dua qe aksidenti i djeshem te mos harrohet brenda tre diteve; Natyrisht duhet DREJTESI per ate qe shkaktoi dje aksidentin e tmerrshem. Por duhet te shkojme pertej; Na duhet ligjshmeri e barazi kur levizim e parkojme ne rruget e ketij qyteti. VETEM KESHTU VJEN SIGURIA! Atehere, a ka mundesi qe policia e shtetit te dale e te mbledhe TABELAT qe medemek duhet ti garantojne deputeteve parkim rreth ambjenteve te KRYESISE SE KUVENDIT e SALLES SE SEANCAVE PLENARE, por qe i disponon cdo lloj rrugaci, gangsteri, i forti, biznesmeni e djali i tij e me te cilen ka fituar nje status te paprekshmi ne rruge?! DO JETE NJE AKT I VLEFSHEM PER LIGJSHMERINE E BARAZINE NE RRUGE, SIGURINE E TE GJITHEVE!

Si ndodhi aksidenti i rëndë?

Ngjarja e rëndë që mund të kishte përfunduar në një tragjedi ndodhi mesditen e djeshme në rrugën e Kavajës. çifti Vilma dhe Arjan Konomi ishin duke kaluar rrugën në vijat e bardha bashkë me foshnjen e tyre 3 muajshe. Me një shpejtësi të lartë, Ajas Sulejmani i përplasi dhe pasi zbriti nga makina dhe pa çfarë ndodhi u largua nga vendi i ngjarjes, duke mos iu dhënë as ndihmën e parë. Ai u arratis për gati 3 orë dhe më pas u arrestua në një nga spitalet private të Tiranës. Policia arrestoi edhe kushëririn e tij pasi dyshohet se ishte me të si pasagjer në momentin e aksidentit. Ndërkohë që në spitalin e Traumës ndodhet vetëm çifti. Foshnja ka dalë nga spitali pasi fatmirësisht nuk ka marrë dëmtime, ndërsa gjendja e Vilma dhe Arjan Konomit është e qendrueshme. Ata janë jashtë repartit të Trajtimit Intesiv dhe po trajtohen për Politraumë pasi kanë marrë dëmtime në disa pjesë të trupit.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet erion brace g-class perplas ciftin dhe foshnjen erion brace g-class perplas ciftin dhe foshnjen

Sondazh

Poll