Sport

Rafael Leao e do te Milan, postimi që lumturon tifozët; klubi kuqezi 70 milionë për Felix

9 Maj 2022, 10:49 Nga DOSJA
Rafael Leao e do te Milan, postimi që lumturon tifozët; klubi kuqezi

ITALI-Javët e fundit është folur për Joao Felix si një objektiv i mundshëm për Milanin. Portugezi i lindur në vitin 1999 mund të largohet në verë, edhe pse do të duheshin të paktën 70 milionë. Më shumë si një ënderr për momentin, por me një pronar të ri (“Investcorp” ose “Redbird”) situata mund të ndryshojë.

Ndërkohë, edhe Rafael Leao mundohet të bëjë pjesën e tij. Sulmuesi i Milanit, në fakt, ka postuar një fotomontazh me Joao Felix të veshur me fanellën e kuqezinjve duke e ftuar shokun e tij t’i bashkohet te Milan. Mesfushori luzitan është vlerë e shtuar e Atletico Madrid, por Simeone nuk e ka aktivizuar shpesh. Me Leaon në krahë, Milan do të formonte një dyshe fantastike.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport felix leao milan felix leao milan

Sondazh

Poll