Sport

Lopetegui-Sevilla, koha për t’u ulur në tavolinë…

9 Maj 2022, 10:22 Nga DOSJA
Lopetegui-Sevilla, koha për t’u ulur në tavolinë…

SPANJE – Futbolli nuk ka memorie. E tha dikush dhe përsëritet çdo ditë. Julien Lopetegui, njeriu me rekorde në stolin e Sevillas (i pari që do të kualifikohet në Champions League tre vjet radhazi), duket se ditët e tij janë të numëruara në “Sánchez Pizjuán” pavarësisht faktit se ai ka edhe një vit në kontratën e tij.

I pozicionuar në vendin e dytë të renditjes së La Ligas prej të paktën njëzet javësh, si opsioni i vetëm rival i Real Madridit, në raundin e dytë, pikërisht kur infermieria është zbrazur, skuadra duket se ka rënë në gjumë dhe nuk është mahnitës për tifozët kërkues të Sevillas.

Me 21 pikë më pak të shtuara se në gjysmën e parë të Ligës (shumë barazime), debati për vazhdimësinë e baskut është më i ndezur se kurrë, pas një tjetër loje të keqe në Villarreal, ku Sevilla doli e shpëtuar nga një barazim. Nëse do të kishte fituar, sot matematikisht do të ishte në Champions League, por tifozët, se si shumë herë të tjera, mendojnë skuadra nuk doli për të fituar, por për të spekuluar.

Me një kontratë në fuqi edhe për një sezon, klubi dhe trajneri do të duhet të ulen, pasi të mërkurën ndaj Mallorcas mund të përcaktohen shumë gjëra. Për t’u luajtur janë edhe dy javë. Shkatërrimi, në të gjitha nivelet (staf, menaxhim mjekësor, marrëdhënie me klubin), ka bërë të vetën.

Trajneri bask Lopetegui ka oferta. Ai ka refuzuar Tottenham verën e kaluar, por emri i tij ka dalë në shumë skuadra të Premier League. Ai dëshiron të provojë futbollin anglez dhe e di, se qëndrimi te Sevilla do të ishte kundër rrymës, sepse cikli, në të dyja anët, duket i përfunduar…

B.T (Dosja.al) 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport julien lopetegui sevilla e lopeteguit skuadra andaluze e sevillas julien lopetegui sevilla e lopeteguit skuadra andaluze e sevillas

Sondazh

Poll