Sport

‘The Sun’ tregon të ardhmen e Brojës: Sulmuesi nuk do të jetë pjesë e Chelsea-t

9 Maj 2022, 10:38 Nga DOSJA
‘The Sun’ tregon të ardhmen e Brojës: Sulmuesi nuk do

ANGLI-E ardhmja e Armando Brojës mund të mos jetë as klubi i Chelsea-t dhe as Southampton. Edhe pse lojtari dëshiron të jetë pjesë e bluve, pasi u rrit në akademinë e londinezëve, me ardhjen e pronarit të ri ndoshta te Chelsea do të kërkohet të vazhdohet afrimi i yjeve.

Ndaj, ku do të jetë e ardhmja e Armando Brojës? Gazeta presitogjoze ‘The Sun’ ka publikuar një artikull ku West Ham do të bëjë një ofertë konkrete. Trajneri David Mojes kujtojmë se u përpoq që ta bënte të vetin që në merkaton e janarit Armando Brojën, por 20-vjeçari ishte në një moment të artë.

West Ham do të ishte një shkallë më e lartë sesa Southampton, nga pamundësia për të mos u rikthyer te Chelsea. Sigurisht që për sulmuesin shqiptar janë në garë edhe disa klube të tjera të mëdha, si Napoli në Itali, Arsenal në Angli dhe Borussia Dortmund në Gjermani.

E.Ç (Dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport broja chelsea southampton broja chelsea southampton

Sondazh

Poll