Sport

DERBI/ U gjendën mes tifozëve të Atl.Madrid, babë e bir shpëtohen nga forcat e sigurisë

9 Maj 2022, 10:15 Nga DOSJA
DERBI/ U gjendën mes tifozëve të Atl.Madrid, babë e bir

SPANJË– Derbi i Madridit ndërmjet Atletico-s dhe Realit ishte si gjithmonë nën tension të lartë pavarësisht se madrilenët tashmë janë kampionë të Spanjës. Nga ana tjetër, ‘Los Colchoneros’ kishin nevojë për pikë për të tentuar të mbyllnin praktikisht çështjen Champions League. Penalltia e shënuar nga Carrasco i lejoi skuadrës së drejtuar nga Simeone të merrte tre pikët pas një ndeshjeje të vështirë.

Në mbrëmjen e ëanda Metropolitano-s nuk munguan ngacmimet, si ajo për mungesën e ‘kalimit të nderit’ nga vendasit për kampionët e La Liga-s, madje as përplasjet brenda dhe jashtë fushe. Një situatë e keqe u krijua në tribunë për një baba dhe djalin e tij, të cilët si tifozë të Realit u gjendën në mes të një sektori plot me tifozë të Atletico-s.

Disa mbështetës i vunrë re dy tifozët, të cilët kishin veshur një shall dhe fanellën e Realit dhe nisën të përpiqeshin t’i largonin nga sektori. Burri dhe djali më pas iu nënshtruan ofendimeve, duke përfshirë: ” Ju bijë k**** madridistë”. Në atë moment u desh të ndërhynin forcat e sigurisë së stadiumit.

 

Que tengan que expulsar del Wanda Metropolitano a un padre y su hijo por ir con la camiseta del Real Madrid y escuchar todo tipo de insultos es lamentable @Atleti @LaLiga #AtletiRealMadrid pic.twitter.com/UeevwxU8tJ

— Dios Benzema (@DiosBenzema_) May 9, 2022

E.Ç (Dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport atletico madrid real madrid atletico madrid real madrid

Sondazh

Poll