Sport

‘Llogaritë’ e Atléticos për në Champions League do të jenë të mërkurën…

9 Maj 2022, 05:18 Nga DOSJA
‘Llogaritë’ e Atléticos për në Champions

SPANJE – Atlético Madrid ka arriti një fitore të rëndësishme në derbin kryeqytetas ndaj Real Madridit (1-0) falë golit të Carrasco me penallti para pushimit.

Fitorja e arritur në derbi e pozicionon Atléticon vetëm një fitore larg objektivit minimal të sezonit, për të përfunduar në top katërshen. Dhe ai mund ta bëjë këtë, të mërkurën në “Martínez Valero”. Nëse fiton ndaj Elches do të jetë në Champions League.

Llogaritë janë të qarta. Me nëntë pikë për të luajtur, Atlético është i katërti, me gjashtë pikë epërsi ndaj Betisit dhe tetë ndaj Real Sociedad, rivali i tyre në ndeshjen e fundit të ligës. Me fjalë të tjera, nëse skuadra e Simeones fiton dhe Betis dhe Real Sociedad jo, atëhere vendi i katërt do të jetë realitet për madrilèneët.

Duke parë lart, Atlético ka ende një shans për të qenë i dyti, nëse gabojnë katalanasit.  Barcelona, e dyta, kryeson me pesë pikë ndaj Sevillas, që renditet e treta dhe që do të jetë rivalja e radhës që do të kalojë në “Metropolitano” fundjavën e ardhshme, është një pikë larg.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport aventura e atletico madridit kapiteni i atlético madrid presidenti i atletico madridit skuadra e simeones aventura e atletico madridit kapiteni i atlético madrid presidenti i atletico madridit skuadra e simeones

Sondazh

Poll