Sport

Dinamo-Skënderbeu, sfida e të ‘mbyturve’; barazimi i rrëzon të dyja nga kategoria

9 Maj 2022, 10:18 Nga DOSJA
Dinamo-Skënderbeu, sfida e të ‘mbyturve’; barazimi i

KAMËZ-Java e 33-të e Kategorisë Superiore mund të jetë vendimtare për shumë verdikte, Tirana është shpallur kampione, ndërsa tani vëmendja është te Dinamo-Skënderbeu. barazimi i rrëzon të dyja përfundimisht, sido të dalë Egnatia, vetëm ai që fiton mund të shpresojë ende për një mbijetesë ekstreme.

Suksesi ndaj Kastriotit, ishte një dozë morali për korcarët që në Kamëz nuk duan të dorëzohen. Në këtë përballje, trajneri Skënder Gega nuk do të ketë në dizpocion vetëm Elvi Berishën, 27-vjeçari, autori i tre golave këtë edicion ka probleme fizike, ndërkohë që Dumfur rikthehet pas plotësimit të numrit të kartonave.

Në anën tjetër Dinamo është e plotë, por blutë nuk kanë moralin me vete, barazimi ndaj Vllaznisë nuk është se kënaq Vanolin, që merr kështu pikën e parë në stol. Megjithatë ditën e hënë, tekniku italian do të kërkojë fitoren e parë në stol ndaj një rivali direkt.

E.Ç (Dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport dinamo skenderbeu dinamo skenderbeu

Sondazh

Poll