Sport

Azia mbështet rizgjedhjen e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s

9 Maj 2022, 04:16 Nga DOSJA
Azia mbështet rizgjedhjen e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s

ZVICER – Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, së fundi ka shpallur synimin e tij për t’u rizgjedhur në vitin 2023. “Kongresi i ardhshëm, në vitin 2023, do të ketë natyrë elektorale. Ju informoj se do të rikandidoj”,– është shprehur presidenti aktual në marsin e kaluar, në mbyllje të Kongresit të 76-të së FIFA-s, që u zhvillua në Doha, në prag të shortit të finaleve të Kupës së Botës Katar 2022.

Mbështetja e parë për Infantinon ka ardhur nga Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC). Presidenti i saj, Shaikh Salman, u shpreh me entuziazëm për kandidaturën e zviceranit gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, që u zhvillua këtë të shtunë në Dushanbe të Taxhikistanit.

“AFC dhe familja e futbollit aziatik mirëpresin rizgjedhjen e presidentit Infantino dhe unë mund ta siguroj atë sot, se ne do të jemi të bashkuar pas kandidaturës së tij,”- siguroi Sheikh Salman.

“Presidenti Infantino ka ofruar udhëheqje frymëzuese për futbollin aziatik dhe botëror në një kohë krize të thellë dhe ne i jemi mirënjohës atij për mbështetjen e palëkundur të familjes së futbollit aziatik”, – shtoi presidenti i AFC.

Gianni Infantino u zgjodh president i FIFA-s në vitin 2016 me një votim katërpalësh. Jérôme Champagne i Francës dhe Ali bin al Hussein i Jordanisë ishin jashtë opsioneve, por kandidati Salman bin Ibrahim Al Khalifa i Bahreinit kundërshtoi ashpër favoritin. Më në fund Infantino fitoi me 115 vota kundër 88.

Mandati i tij i parë zgjati tre vjet. Në vitin 2019 ai u rizgjodh si kandidat i vetëm deri në vitin 2023. Ai ka qenë më parë sekretar i përgjithshëm i UEFA-s që nga viti 2009.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport gianni infantino kupës së botës “katar 2022” ndalohet zv.presidenti i fifa presidenti i fifa-s gianni infantino kupës së botës “katar 2022” ndalohet zv.presidenti i fifa presidenti i fifa-s

Sondazh

Poll