Sport

Pedri hap faqe në internet, braziliani ‘i fal’ numrin…

9 Maj 2022, 09:55 Nga DOSJA

SPANJE – Ylli i ri i Barcelonës, mesfushori Pedri González, ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Instagram, lançimin e faqes së tij të re, e cila tashmë është aktive.

Domeni i zgjedhur është www.pedrigonzalez8.es, ku përshtypje të bën numri ‘8’ i zgjedhur, i cili me gjasa, do të lidhet me numrin që ai do të veshë te Barça sezonin e ardhshëm.

Pedri aktualisht mban ’16’, ndërsa fanela me numër ‘8’ është në pronësi të Dani Alves. Por kjo nuk është problem, pasi anësori brazilian ka deklaruar së fundmi, se “nëse Pedri do numrin ‘8’, ai është i tij”.

Domeni nuk është risia e vetme e Pedrit ku shihet numri 8. Në logon e tij të re, e prezantuar edhe në lançimin e ueb-it, mund të shihni se si bëhet një lojë grafike me inicialen e emrit të tij (P) dhe një lloj 8 të vizatuar me dy kthesa blu dhe të kuqe të ndezur, siç mund të shihet në imazhin e mëposhtëm.

B.T (Dosha.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport 38-vjeçari dani alves mesfushori pedri pedri gonzales 38-vjeçari dani alves mesfushori pedri pedri gonzales

Sondazh

Poll