Sport

Sirena alarmi, City humb tre mbrojtës deri në fund të sezonit…

9 Maj 2022, 09:30 Nga DOSJA
Sirena alarmi, City humb tre mbrojtës deri në fund të

ANGLI – Manchester City arriti një fitore të rëndësishme për të ruajtur titullin e Premier League, falë ‘manitas’ ndaj Newcastle (5-0), por do të duhet ta mbrojë epërsinë me tre pikë ndaj Liverpool në tri ndeshjet e fundit, me një mbrojtje të shkatërruar nga viktimat.

Pep Guardiola u detyrua të linte Rúben Dias në lojë në pjesën e parë, pavarësisht një dëmtimi muskulor. Në fund të ndeshjes trajneri zbuloi se ai do të humbasë pjesën tjetër të sezonit, ashtu si edhe mbrojtësi i djathtë Kyle Walker dhe qendërmbrojtësi John Stones.

Rúben Dias pëson një dëmtim të ri muskular, vetëm dy javë e gjysmë pasi u rishfaq në fushë nga një dëmtim, që e mbajti atë jashtë skuadrës midis 1 marsit dhe 20 prillit. Fernandinho, 37 vjeç, zuri vendin e tij në qendër të mbrojtjes dhe mund të vazhdojë të mbulojë mungesën e tij përpara se të largohej nga City në fund të sezonit.

Megjithatë, Guardiola theksoi se “në këtë situatë nuk ka asnjë problem. Nëse Rodri duhet të luajë në këtë pozicion, nuk ka problem, ose dikush nga pankina”. Walker pësoi të mërkurën një dëmtim të kaviljes në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Real Madrid në “Bernabéu”, ku anësori u rishfaq pasi humbi ndeshjet e mëparshme.

Nga ana e tij, edhe Stones ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi muskulor që e detyroi të tërhiqej gjatë ndeshjes së parë të gjysmëfinales europiane kundër Real Madridit.

Dy ndeshje në transfertë e presin Cityn, kundër Wolves dhe West Ham përpara se të përfundojë Premier League në shtëpi kundër Aston Villas.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport futbollisti i manchester cityt skuadra e pep guardiolas trajneri i manchester cityt futbollisti i manchester cityt skuadra e pep guardiolas trajneri i manchester cityt

Sondazh

Poll