Bota

Dorëheqja e Haradinajt, rrjeti ‘gëlon’ nga solidarizimi: Hero, gjest fisnik

19 Korrik 2019, 21:20 Nga DOSJA
Dorëheqja e Haradinajt, rrjeti ‘gëlon’ nga solidarizimi:

TIRANË– Ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pasi është thirrur për t’u marrë në pyetje si i dyshuar në Gjykatën Speciale të Hagës. Me lot në sy në nëj konferencë për mediat, Haradinaj u shpreh se nuk mund të rrezikonte nderine vendit të tij duke shkuar në Gjykatën e Hagës si kryeministër i Kosovës, por do të shkonte atje si qytetar. 

Në lidhje me këtë lajm ka pasur reagime të shumta, dhe rrjeti po ‘zien’ nga solidarizimet. Shumë prej politikanëve shqiptarë e kosovarë e kanë quajtur një gjest historik dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar si të vonuar. 

Vlen të theksojmë se nuk janë politikanët të vetmit që janë solidarizuar më këtë sakrificë të Haradinajt për vendin e tij. Gazetarë, avokatë dhe qytetarë të ndryshëm kanë mbyshur profilet e rrjeteve sociale me statuse ku e cilësojnë si një hero Haradinajn.

Kanë qenë të shumtë ata që e kanë cilësuar si një burrë të vërtetë dhe e kanë krahasuar me kryeministrin Edi Rama.

Madje kjo gjë është përcjellë edhe me anë të disa ‘meme’-ve që kanë shpërthyer në rrjet. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dorehiqet ramush haradinaj reagimet ne rrjet per haradinajn dorehiqet ramush haradinaj reagimet ne rrjet per haradinajn

Sondazh

Poll