Sport

PREMIER LEAGUE/Chelsea zhgënjen në sytë e pronarëve të rinj, Broja 90 minuta ndaj Brentford

7 Maj 2022, 16:37 Nga DOSJA
PREMIER LEAGUE/Chelsea zhgënjen në sytë e pronarëve të

ANGLI- Në javën e 36-të të Premier League, Chelsea ndalet nga Wolves. Në ‘Stamford Bridge’ takimi ka përfunduar me shifrat 2-2. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, Lukaku realizoi dopietë, fillimisht me penallti (56’), pas dy minutash nje tjetër gol pas asistit të Pulisic.

“Ujqit” reaguan edhe evituan humbjen falë golave të Trincao (79’) dhe Coady (90+7’). Skuadra londineze dështon kështu të mbyllë çështjen e vendit të tretë. Një tifoz i veçantë në këtë sfidë ishte dhe presidenti i ardhshëm , Tod Boehly, i cili nuk i pa “Blutë” ta nisnin me fitore këtë epokë të re.

Armando Broja luajti të plotë takimin Brentford-Southampton, që u mbyll 3-0 për vendasit. Aston Villa triumfoi 1-3 në fushën e Burnley, me ekipin vendas që rrezikon të parakalohet nga Leeds United dhe Everton. Në takimin tjetër, Wilfried Zaha vendosi me penallti sfidën Crystal Palace-ëatford (1-0).

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport chelsea premier league chelsea premier league

Sondazh

Poll